+383 49 442 220
herbalkos@hotmail.com

Produkti ne detaje

MATE / Yerba MATE - Ilex paraguariensis - Net 100 gr

5.00 €

MATE / Yerba MATE Ilex paraguariensis Mate është një pemë me gjelbërim të përjetshëm që është në rritje të egër pranë lumenjëve në Amerikën e Jugut, tani kultivohet dhe ruhet si një shkurre në Argjentinë, Brazil dhe Paraguaj. Bima Mate e mbledhur në natyrë të egër është përdorur nga amerikanët vendas në Brazil dhe Paraguaj që nga kohërat e lashta. Si çaji i gjelbër dhe i zi (Camellia sinensis), Mate është përpunuar në dy forma, në të gjelbër të tharë dhe të fermentuar. Në pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut përdoret më shpesh se kafeja ose çajrat tjera, si stimulues ditor. Përmban shumëllojshmëri të polifenoleve si kuercetin të flavonoideve dhe rutin. Gjethi i Mates përmban alkaloide ksanthene (12% kafeinë, 0,450.9% teobrominë, 0,05% teofilinë); substanca të ngjashme me tannin (416% acid kafeik dhe klorogenik); amino koline dhe trigonelline; aminoacide; flavonoidet kaempferol, quercetin, dhe rutin; acid ursolic; vitamina B2, B6, C, niacin (B3) dhe acid pantotenik; dhe vaj të paqëndrueshëm. Gjethi i Mates gjithashtu është një antioksidant më i fortë se çaji gjelbër (jeshil), dhe me veti të lartë antioksidanti, mbron nga shumë sëmundje kronike degjenerative, si reumatizmi dhe sëmundjet kardiovaskulare. Ka edhe efekte anti-aging (kundër plakjes). Studimet e bëra në Universitetin llinois kanë gjetur gjithashtu efekte ngadalësuese në qelizat e kancerit. DOBITË: Rrit rezistencën e trupit kundër faktorëve të stresit të jashtëm (forcon imunitetin). Ngre në një shkallë më të lartë aftësitë punuese të organizmit. Parandalon sëmudjet e zemrës. Rrit efikasitetin kardiak duke furnizuar zemrën me oksigjen, sidomos mbas aktiviteteve të rënda trupore dhe sportive. Pastron gjakun nga toksinat. Rregullon koncentrimin. Largon lodhjen. Ngadalëson procesin e plakjes. Është antioksidant i fuqishëm. Vepron si një tonik duke qetësuar sistemin nervor nga gjendjet e tendosura dhe depresive.Përshpejton metabolizmin dhe shkrin yndyrnat. Diuretik (nxit urinimin). Ndihmon kundër kapsllëkut dhe hemorroideve. Për kë rekomandohet përdorimi i çajit mate? Për studentët (që janë të ngarkuar me mësime), ngase çaji mate kontribuon në rritjen e aktivitetit dhe përqendrimit mendor. Për sportistët (para dhe mbas ushtrimeve të rënda fizike), ngase çaji mate ripërtërinë shpejt sasinë e harxhuar të energjisë dhe largon acidet e qumështit të grumbulluara gjatë aktivitetit sportiv. Për obezitët (individët me mbipeshë trupore), ngase çaji mate lehtëson sekretimin e ujit nga trupi, shpejton metabolizmin, stimulon tretjen, rrit djersitjen, nxit urinimin, shkrin kaloritë e tepërta, ndikon në uljen e oreksit të tepruar dhe në zhdukjen e ndjesisë së urisë. Çaji mate rekomandohet edhe për individët që vuajnë nga diabeti, artriti, kapsllëku, hemorroidet, neurozat, alergjitë. PËRGATITJA DHE PËRDORIMI: Një lugë çaji (lugë e vogël) me barishte të grimcuar hidhet në një enë, ku shtohet 150-200 ml ujë i zier 1 minut më herët (jo i sapovluar), ena mbulohet dhe lihet të qëndrojë 3-5 minuta, më pas kullohet dhe pihet. Mund të pihen 3 deri 5 gota në ditë, çdo herë para buke. Sipas dëshirës, çajit mund ti përmirësohet shija duke shtuar pak qumësht, mjaltë ose duke shtrydhur një copë limoni. KUJDES: Çaji Mate me përmbajtje të kofeinës, për shkak se largon gjumin, nuk preferohet të pihet gjatë natës. KUNDËREFEKTET: Nuk ka ndonjë kundërefekt që dihet. Komisioni E Gjerman e ka raportuar si analeptik, diuretik, pozitivisht inotropik, pozitivisht kronotropik, glykogenolitik, dhe si lipolytik.Maté është raportuar të ketë efekte stimuluese të sistemit nervor qendror, thymoleptik, diuretik, antireumatik, dhe me aktivitete të buta si analgjezik. Përdorimi farmaceutik i matës mund t'i atribuohet kafeinës. Komisioni E miratoi përdorimin e brendshëm (oral) të gjetheve Mate për lodhje mendore dhe fizike. Në Francë, përgatitjet e gjetheve Mate janë të lejuara për trajtimin e astenisë, si një trajtim në programet e humbjes së peshës në mënyrë orale dhe topike, dhe për të rritur sekretimin renal të ujit (Bruneton, 1995). Mate përdoret për lodhje, depresion nervor, dhimbje reumatike, dhimbje koke psikogenike, dhe është treguar efektiv veçanërisht për dhimbje koke nga lodhja e tepërt.

Porosia

Për porosi na kontaktoni ne numrin e telefonit : +386 49 442 220 ose ne e-mail : herbalkos@hotmail.com

Produktet tjera

LLoje te ndryshme te produkteve

Colorlib Template

SHURUP MANI I ZI - KARADUT ŞURUB - Net 50 gr

4.50 €

Colorlib Template

NEKTAR ÇIÇIBANOZI - Carob Extract - NET 640 GR

9.00 €

Colorlib Template

TIZERO ÇAJ ÇAJ KUNDËR DIABETIT (20 filtera) NET 57 gr

4.50 €

Colorlib Template

LLAMBA NGA KRIPA E HIMALAJEVE - 6-7 kg

25.00 €

Colorlib Template

PEKMEZ ÇIÇIBANOZI - TAÇ - Pa konzervanse, sheqer shtesë, lëndë kimike apo ngjyrë artificiale.– NET 800 GR

7.00 €

Colorlib Template

ZANÇAY ÇAJ KUNDËR STRESIT DHE DEPRESIONIT (20 filtera) NET 51 gr

4.50 €

Colorlib Template

UJË ZHUMBRICE - (thymus sp.) - Net 1 Lt

6.50 €

Colorlib Template

VAJ I SPECIT TË DJEGËS - Chili Pepper oil

4.80 €

Colorlib Template

VAJ ANASONI - Anise Oil - Net 20 ml

6.50 €

Colorlib Template

VAJ ARRE - Walnut Oil - Net 50 ml

4.50 €

Colorlib Template

VAJ ARGANI - Argan oil - Net 20 ml

10.00 €

Colorlib Template

VAJ BAJAMEJE E ËMBËL - Sweet Almond oil - Net 50 ml

4.50 €