+383 49 442 220
herbalkos@hotmail.com

Produkti ne detaje

KANELLA Shkop - Cinnamon stick - Cinnamomum verum - Net 50 gr

2.00 €

KANELLA Sri Lankës (Cejlonit) Cinnamomum verum- Cinnamomum zeylanicum Kanellë është një pemë e vogël me gjelbërim të përjetshëm në Indin tropikale jugore dhe Sri Lanka, që rritet nga niveli i detit deri në nëntëqind (900) metra. Kultivimi i sajë më vonë u përhap në të gjithë ishujt e Oqeanit Indian dhe Azisë Juglindore, dhe tani kultivohet gjerësisht në Sri Lanka dhe rajonet bregdetare të Indisë. Kanella Sri Lankëspërmban vajra të paqëndrueshme (1-4%), cinnamaldehide (60-80%), eugenol (deri në 10%) dhe acid trans-kanelik (5-10%); komponimet fenolike (4-10%), taninet e kondensuar, cateqine dhe proanthosianidine; monoterpene dhe sesquiterpene (pinene); kalcium-monoterpene oxalate; zamkë, rrëshirë, niseshte, sheqerna dhe gjurmëtë vogla të kumarinës. DOBITË: Antibakter dhe antimikrob i fuqishëm. Freskon organizmin. Shëron ankthet shpirtërore. Largon erën e keqe nga trupi. Ndërpret diarrenë. Shëron Kollën. Lehtëson tretjen. Largon(nxjerrë) gazrat. Rrit dëshirën seksuale. Është i dobishëm në lodhje psiqike. Shëron dembelizmin e stomakut. Hap oreksin. Forcon trupin. Rrit rezistencën e trupit kundër kancerit. Forcon sistemin imunitar. Është i dobishëm në tensionimet premenstruale. Ndërpret rrjedhjet e bardha tek gratë. Është i dobishëm për tejkalimin e lodhjes së tepërt. Është i dobishëm kundër ftohjes dhe gripit. Balancon nivelin e sheqerit në gjak që është shumë i nevojshëm për diabetikët. Ndihmon në largimin(nxjerrjen) e parazitëve nga zorrët. Përshpejton qarkullimin e gjakut. Parandalon bllokimin e enëve të gjakut dhe drilljet e duarve dhe këmbëve. Ul kolesterolin e keq LDL, (në qoftë se konsumohet gjysmë lugë e çajit çdo ditë). Është i dobishëm në problemet e stomakut dhe ka veti ti ndërprejë të vjellat. Kur hidhet në ushqime, parandalon prishjen e ushqimit dhe rritjen e bakterieve në ushqim. PËRGATITJA DHE PËRDORIMI: Përdoret si mëlmesë për ti dhënë shije dhe aromë ushqimeve dhe ëmbëlsirave. Kanella veqanërisht nëse përdoret në ëmbëlsira të gatuara nga qumështi zhduk bakteriet e dëmshme të qumështit. Çaj nga Kanella: Gjysëm deri një shkop ose 1 lugë e vogel (lugë e çajit) nga lëvorja e bluar hidhet në 1 gotë 200 ml ujë të sapovluar, lihet të vlojë bashkë edhe për 2-3 minuta në temperaturë të ulët, pastaj hiqet nga zjarri dhe lihet në qëndrojë edhe për 10-15 minuta tjera, më pas kullohet. Pihen 2-3 gotatë sapopërgatitura në ditë para buke. KUNDËREFEKTET: Nuk ka ndonjë kundërefekt që dihet. Komisioni E ka raportuar efekte antibakteriale dhe fungistatike në Kanellë, si dhe funksionimin e lëvizshmëris së zorrëve. Farmakopia bimore Britanike raportoi veprimin e saj si të hidhur (BHP, 1996). Vaji esencial i Kanellës ka demonstruar aktivitete të forta antibakteriale dhe antifungale në kushte laboratorike. Dozimi dhe Përdorimi nga brenda (oral): Përveç nëse përshkruhet ndryshe: 2-4 g në ditë nga lëvorja e thatë e pabluar ose e bluar. Infuzion ose dekokt (zierje): 0.7-1.3 g në 150 ml ujë, tri herë në ditë. Fluidekstrakt 1: 1 (g / ml): 0.7-1.3 ml, tri herë në ditë. Tinktura 1: 5 (g / ml): 3.3-6.7 ml, tri herë në ditë. Vaj esencial: 0.05-0.2 ml.

Porosia

Për porosi na kontaktoni ne numrin e telefonit : +386 49 442 220 ose ne e-mail : herbalkos@hotmail.com

Produktet tjera

LLoje te ndryshme te produkteve

Colorlib Template

SHURUP MANI I ZI - KARADUT ŞURUB - Net 50 gr

4.50 €

Colorlib Template

NEKTAR ÇIÇIBANOZI - Carob Extract - NET 640 GR

9.00 €

Colorlib Template

TIZERO ÇAJ ÇAJ KUNDËR DIABETIT (20 filtera) NET 57 gr

4.50 €

Colorlib Template

LLAMBA NGA KRIPA E HIMALAJEVE - 6-7 kg

25.00 €

Colorlib Template

PEKMEZ ÇIÇIBANOZI - TAÇ - Pa konzervanse, sheqer shtesë, lëndë kimike apo ngjyrë artificiale.– NET 800 GR

7.00 €

Colorlib Template

ZANÇAY ÇAJ KUNDËR STRESIT DHE DEPRESIONIT (20 filtera) NET 51 gr

4.50 €

Colorlib Template

UJË ZHUMBRICE - (thymus sp.) - Net 1 Lt

6.50 €

Colorlib Template

VAJ I SPECIT TË DJEGËS - Chili Pepper oil

4.80 €

Colorlib Template

VAJ ANASONI - Anise Oil - Net 20 ml

6.50 €

Colorlib Template

VAJ ARRE - Walnut Oil - Net 50 ml

4.50 €

Colorlib Template

VAJ ARGANI - Argan oil - Net 20 ml

10.00 €

Colorlib Template

VAJ BAJAMEJE E ËMBËL - Sweet Almond oil - Net 50 ml

4.50 €