+386 49 442 220
herbalkos@hotmail.com

Produkti ne detaje

Colorlib Template

QUMËSHT I BLETËS AMË 100% I PASTËR - Baltek - Net 15 gr

22.50 €

`QUMËSHTI I BLETËS AMË` - Qumështi i Bletës Amë, prodhohet prej Bletave të reja punëtore,që mbledhin nektarin e hershëm të luleve dhe pjalmit, gjatë 4-14 ditët e para të lulëzimit, me enzimat e tyre që gjenden në nofullën e poshtme (mandibula) dhe gjëndrat e tubit në fyt (hypophoryngeal), duke sekretuar atë në formë kremi me ngjyrë të bardhë në të verdhë, e që shërben për të ushqyer larvat punëtore gjatë tri ditëve të para pas lindjes, larvat meshkuj gjatë katër ditëve të para si dhe për të ushqyer mbretëreshën dhe larvën e cila do të zgjillet mbretëreshë gjatë gjithë jetës. Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 6-8 vjet, ndërsa Bleta punëtore jeton 5-6 javë. Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë e cila ngjanë pak edhe në djegës dhe pak aromë. PËRMBAJTJA: • Qumështi i bletës Amë përmban të 22 lloje të aminoacideve esenciale. Enzima dhe derivatet e tyre. Ajo përmban HDA 10 (Histone deacetylase), e cila reagon e gjithanshme dhe pozitivisht për metabolizmin e njeriut. Minerale: kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër dhe mangan. Vitamina: A, D, E, K, H, B kompleks (9 llojet e vitaminës B), acid folik, niacin, biotinë. Hormonet: progesteron, estrogjen, testosteron. EFEKTET KURUESE: • Rrit imunitetin. Rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Antioksidant. Antikancer. Ndihmon zhvillimin mendor dhe trupor. Rregullon funsionimin e metabolizmit. Shton fuqinë e trupit dhe jep energji. Shton fuqinë e të menduarit dhe parandalon stresin. Ka veti qetësuese mbi sistemin nervor. Forcon kujtesën. Ndihmon për ta forcuar imunitetin pas Kimioterapis dhe Radioterapis. Ndihmon kundër alergjive të ndryshme. Hap oreksin. Zgjeron enët e gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, si hepatiti, ciroza, yndyrosja, rigjeneron strukturën e mëlçisë. Ka efekt antiinflamator. Pastron organizmin nga toksinat. Rregullon tretjen. Ndihmon funksionimin e veshkave. Ndihmon në formimin (rritjen) e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi. Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ndihmon zhvillimin dhe rritjen. Ndihmon kundër sëmundjes Alzheimer. Stimulon gjëndrat seksuale, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzënisë. Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore. Ndihmon në sëmundje si artriti dhe lodhja kronike. Ul zmadhimin e prostatës, ka të njëjtin efekt edhe në hormonet femërore. Normalizon punën e testikujve. Ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës. Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rigjenerimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. PËRDORIMI: • Përdoret 1gr – 3gr në ditë, nën gjuhë, duke pritur që të absorbohet nëpërmjet enzimave që gjenden nën gjuhë, më lugë të drurit ose plastikës. Për fëmijët, doza ditore është gjysëm gr, përzihet në qumësht të vakët ose ujë. Kura duhet të zgjasë minimum një muaj, maksimumi tre muaj. Rezultatet e kurës mund të shfaqen menjëherë ose me pak vonesë. Mund të përzihet me Mjlatë, për 1 kg Mjaltë mund të përzihen 30-60 gr Qumësht Blete. Mjalti është mbrojtësi më i mire i Qumështit të Bletës, kur përzihet mire në Mjaltë, ajo konzervohet përjetësisht. KUSHTET E RUAJTJES: • Duhet mbajtur largë rrezeve të dritës dhe të ruhet në frigorifer. Nëse ruhet në pjesën e akulltë të frigoriferit ose në friz, afati i produktit zgjat deri në 18 muaj. KUR NUK DUHET TË PËRDORET: • Në alergji ndaj përbërësve të qumështit të bletës. Në kriza astme, sepse qumështi i bletës mund të ngushtojë bronket, gjë që do ta rëndonte sëmundjen. Nuk duhet ta përdorin ata që vuajnë nga sëmundja Addison, si dhe ata që kanë kancer në fazë akute. EFEKTET ANËSORE: • Dhembje stomaku, të vjella, diarre dhe pagjumësi (kjo e fundit ndodh më shpesh te femrat). Në të tilla raste, në fillim ulni dozën dhe nëse efektet anësore nuk përmirësohen, ndërprisni konsumimin. Kujdes: nëse nuk respektoni dozat, mund të jetë helmues. Duhet pasur kujdes në përdorim kur organizmi është tepër i dobësuar, është e pamundur tretja e qumështit. Kur vuani nga sëmundje me spazma të tubit tretës, kancer shumë të përhapur në lëkurë.

Porosia

Për porosi na kontaktoni ne numrin e telefonit : +386 49 442 220 ose ne e-mail : herbalkos@hotmail.com

Produktet tjera

LLoje te ndryshme te produkteve

Colorlib Template

QUMËSHT I BLETËS AMË 100% I PASTËR - Baltek - Net 15 gr

SmartPoint.Krejt1Ven.UI.Domain.Entities.Products. €