+383 49 442 220
herbalkos@hotmail.com

Produkti ne detaje

Colorlib Template

VAJ DRU BALSAMI -Arabian Balsam tree oil - Gencay Net: 50 ml

6.50 €

• Vaji i Dru Balsamit përmban rrëshirë dhe saponine. DOBITË: • Ndërpret dhembjet reumatike dhe të artritit. Kundër kalcifikimit (gëlqerizimit) të nyjeve përdoret duke u lyer në formë masazhi. Ndërpret kollën. Pastron këlbazën. Është i dobishëm kundër gulçit (ngushtim i frymëmarrjes) dhe tuberkulozës. Kundër dhembjeve të migrenës përdoret duke u lyer në pjesën e ballit dhe qafës. Rrit fuqinë e shikimit. Shëron nxierjet nën (posht) syve. Është i dobishëm kundër infeksioneve të zorrëve. I dobishëm kundër shtrëngimit dhe dhembjes së muskujve. Përdoret për ta hapur ngjyrën e lëkurës. PËRDORIMI: • Oral (duke pirë) në 1 fingjan me ujë ose 1 copë sheqer pikohen 2-3 pika dhe pihet 2 herë në ditë nga një dozë e tillë. Dermal (duke lyer) 5-6 pika përdoren në formë masazhi dy here në ditë. Kundër dhembjeve, për efekte sa më të mira, pjesët e lyera me vaj Dru Balsami mbështillen me cellofan (najlon) dhe qëndron së paku 2 orë ose tërë natën. Kundër reumatizmit vaji mund të përzihet me Sinapin (Mustard) të bluar dhe mjaltë, dhe të lyhet në pjesët me dhembje. Kombinimi; 50 ml vaj Palisandri, 2 lugë gjelle Sinap (Mustard) të bluar dhe 1 lugë gjelle Mjaltë. Të gjitha përzihen mire në një enë të qelqit me kapak dhe ruhet në vend të freskët. Pjesët me dhembje lyhen me kombinimin si pastë në mbrëmje, mbështillet me cellofan dhe mbi edhe një shtresë me peshkir, qëndron tërë natën në mëngjez pastrohet me ujë të vakët.

Porosia

Për porosi na kontaktoni ne numrin e telefonit : +386 49 442 220 ose ne e-mail : herbalkos@hotmail.com

Produktet tjera

LLoje te ndryshme te produkteve

Colorlib Template

VAJ DRU BALSAMI -Arabian Balsam tree oil - Gencay Net: 50 ml

6.50 €