+383 49 442 220
herbalkos@hotmail.com

Produkti ne detaje

Colorlib Template

VAJ KAMOMILI - Camomile oil

6.50 €

VAJ KAMOMILI - Camomile oil 20 ml Qmimi 6.50 € transporti gratis • Vaji Kamomilit përmban tanine, glykocide flavonike, bisabolol, azulen, terpen dhe acid salicilik. VETITË: Vaji esencial i kamomilit tradicionalisht është përdorur për pothuajse çdo gjë që ju mund ta imagjinoni, duke përfshirë përdorimin e tij si një antispazmatik, antiseptik, antibiotik, antidepresant, antinevralgjik, antipezmatik (antiphlogistic), karminativ, kolagog, cikatrisant, analgetik, febrifug, hepatik, qetësues, nervin, digestiv, tonik, baktericid, sudorifik), stomahik, anti-inflamator, anti-infektiv, vermifug dhe shërues i plagëve (vulnerary). PËRFITIMET SHËNDETËSORE: Vaji esencial i kamomilit është i njohur se lehtëson (zbut) ngërçet, mbron plagët të bëhen septike dhe të infektuar, frenon rritjen e biotikëve dhe infeksioneve, lufton depresionin dhe ngrit disponimin, lehtëson dhimbjet nevralgjike, redukton ënjtjet e damarëve dhe zbut pezmatimet nga ethet. Ky vaj gjithashtu eliminon gazet, nxit shkarkimin biliar, ndihmon në heqjen e vragave, rregullon rrjedhjen menstruale, ndal ose lehtëson dhimbjet, ul temperaturën e trupit, dhe është i dobishëm për mëlçinë. Për më tepër, vaji esencial i kamomilit parandalon inflamacionin, përmirëson shëndetin e sistemit nervor, ndihmon tretjen, redukton spazmat, vret bakteret, nxit djersitjen, përmirëson tretjen dhe lufton infeksionet. Ky është një nga vajrat më të njohura dhe më të dobishëm! DOBITË: • Preferohet për lëkura të ndjeshme. Në lëkurë të ndjeshme dhe me probleme mund të përdorët si shërues i varave dhe ushqyes i lëkurës. Zbutë dhe rehaton lëkurën. Përdoret në shërimin e akneve. Lëkurën e bën të lëmueshme. Është i dobishëm kundër rënies së flokëve. Aplikohet mbi djegie (edhe në djegie të diellit). Poashtu në organe të dëmtuara të trupit nga jashtë, përdoret duke bërë masazhë, është shumë relaksues. Në infeksionet e bajameve dhe dhëmbëve, përdoret në formë gargare. PËRDORIMI: • Oral (duke pirë) Në një fingjan me ujë pikohet 1 pikë dhe pihet, 2 herë në ditë. Dermal (duke lyer); 5-6 pika përdoren në formë masazhi. Në rrënjë të flokëve përdoren 8-10 pika duke bërë friksion e maje të gishtave. Qëndron së paku 1 orë pastaj shpërlahen flokët. Gargarë; në një fingjan me ujë pikohen 4-5 pika dhe shpërlahet fyti (bëhet gargarë), nuk duhet të pihet. BANJO: • Mbrenda ujit të vaskës, pikohen 10-15 pika, përzihen mirë. Duke e parandaluar kontaktin me sy, qëndrohet mbrenda ujit të vaskës 15-20 minuta. KUJDES: • Në asnjë mënyrë nuk duhet të tejkalohen dozat e caktuara në formë orale (duke pirë), mund të shkaktojë helmime dhe probleme.Nuk ka rreziqe të veçanta nga përdorimi i vajit të kamomilit, përveç se duhet të shmanget nga personat që kanë alergji të drejtpërdrejtë ndaj kamomilit.

Porosia

Për porosi na kontaktoni ne numrin e telefonit : +386 49 442 220 ose ne e-mail : herbalkos@hotmail.com

Produktet tjera

LLoje te ndryshme te produkteve

Colorlib Template

VAJ KAMOMILI - Camomile oil

6.50 €