+383 49 442 220
herbalkos@hotmail.com

Produkti ne detaje

Colorlib Template

VAJ KARAFILI – Clove oil

10.50 €

VAJ KARAFILI – Clove oil 20 ml Qmimi 10.50 € transporti gratis • Vaji Karanfilit përmban vitamin A dhe C, minerale si kalcium, acidi hidroklori, hekur, fosfor, natrium, kalium. VETITË: • Vaji esencial i karafilit është antimikrobial, antifungal, antiseptik, antiviral, afrodiziak (nxitës) dhe stimulues. DOBITË: • Vaji esencial i karafilit ka kohë që përdoret në trajtimet që lidhen me kujdesin dentar si janë: dhimbja e dhëmbit, dëmtimi i dhëmbëve, infeksionet e gojës, era e keqe e gojës, tërheqja e mishit të dhëmbëve; mandej ky vaj përdoret edhe për kujdesin e lëkurës, për reduktimin e stresit, dhimbjes së kokës, dhimbjes së veshit, për probleme të frymëmarrjes, të mostretjes, të krupës (nausea), të qarkullimit dhe pastrimit të gjakut. Vaji i karafilit përdoret edhe në shërimin e diabetit, kolerës, për forcimin e sistemit imunitar, për zgjatjen e derdhjes (ejakulimit) së parakohshme dhe për heqjen e kathit~elbthit (arpacik). • Për më tepër, ndalon dhimbjen e dhëmbit. Lehtëson tretjen. Forcon zemrën. Rrit potencën. Çliron spazmat (gërçet). Ndërpret diarrenë. Hap oreksin. Stimulon nervat. Largon lodhjen fizike dhe psiqike. Përdoret si antiseptik në varra, prerje, kerpudha dhe ndalon dhimbjet. Çliron muskujt dhe ndihmon kundër mpirjes si shkak që bëhet stresi. Largon erën e keqe të gojës dhe lugthit. Nxjerr gazet e zorrëve dhe të stomakut. Djersitës. Përdoret kundër etheve. Përdoret si lehtësues në lindje. I dobishëm në lehtësimin e dhimbjeve reumatike dhe nevralgjike, për këto dhimbje përdoren 4-5 pika duke bërë masazh. I dobishëm kundër akneve, puçrrave, sidomos puçrrave të pubertetit, varrave. Zhduk njollat e kuqe që mbesin pas puçrrave dhe piklat e zeza. Ushqen flokun, rregullon thyerjet e majeve dhe zhduk zbokthin. Largon insektet. PËRDORIMI: • Oral (duke pirë); në 1 fingjan me ujë pikohen 1-2 pika dhe pihet. Për dhimbje të dhëmbëve, pikohen 2-3 pika mbi një copë pambuku dhe mbahet tek dhëmbi për disa minuta. Gargarë; në 1 gotë çaji me ujë pikohen 4-5 pika, shpërlahet fyti dhe goja sa më gjatë që është e mundur. Inhalimi (me avull); 4-5 pika në 500 ml ujë të nxehtë, në temperaturë që mund të durohet avulli, qëndrohet mbi avull 2-3 minuta 2 herë gjatë ditës. Dermal (duke lyer); Për dhimbje 4-5 pika përdoren duke bërë masazh, dhe në rrënjë të flokëve duke bërë friksion me anë të gishtave. BANJO: • Në vaskë të mbushur me ujë të vakët, pikohen 10-15 pika, përzihen mirë. Duke e parandaluar kontaktin me sy, qëndrohet mbrenda ujit të vaskës 15-20 minuta. KUJDES: • Vaji i Karanfilit nuk duhet të përdoret mbi dozat e caktuar.

Porosia

Për porosi na kontaktoni ne numrin e telefonit : +386 49 442 220 ose ne e-mail : herbalkos@hotmail.com

Produktet tjera

LLoje te ndryshme te produkteve

Colorlib Template

VAJ KARAFILI – Clove oil

10.50 €