+383 49 442 220
herbalkos@hotmail.com

Produkti ne detaje

Colorlib Template

VAJ I MENDRËS SË BUTË (Nenexhiku) – Mint (Menthol) oil

11.00 €

VAJ I MENDRËS SË BUTË (Nenexhiku) – Mint (Menthol) oil 20 ml Qmimi 11.00 € transporti gratis / Hemani 30 ml 1.30 euro plus transporti • Vaji Mendrës përmban mentoll, menton, cadinene, pinene, terpene dhe cineol. Poashtu përmban vitamin A dhe C. VETITË: • Vaji esencial i mentës përdoret si një analgetik, anestetik, antiseptik, antigalatogog, antiflogistik, antispazmatik, astringent, karminativ, cefalik, kolagog, kordial, dekongestant, emenagog, ekspektorant, febrifug, hepatik, nervin, stimulues, stomahik, sudorifik, vasokonstriktor dhe vermifug. DOBITË: • Jep forcë. Hap sinusat. Ka efekte qetësuese, frymëzuese dhe freskuese. Është efektiv kundër sëmundjeve të gjoksit si gulçi, bronkiti, astma. Me efektet freskuese dhe ul temperaturën. Ndërpret neveritjen (vjelljen). Lehtëson tretjen. Largon gazet. Pastron krimbat e zorrëve. Forcon nervat dhe është i dobishëm kundër dhimbjeve të kokës. Rregullon koncentrimin. Përdoret edhe në trajtimin e celulitit. Rrit qumështin tek gjidhënëset. Antimikrobial. Mbron shëndetin e gojës, pastron dhe freskon gojën. Largon erën e keqe të gojës. Rrit qarkullimin e gjakut. Pastron aknet dhe puçrrat. Përdoret kundër çdo lloj dhimbjeje të trupit. Relakson muskujt dhe rehaton trupin. Kundër pickimit të mushkonjave dhe insekteve tjera, lyhet menjëherë mbi pickime. PËRDORIMI: • Oral (duke pirë); Në 1 fingjan me ujë ose 1 copë sheqer pikohen 1-2 pika dhe pihet 1-2 herë në ditë. Inhalimi (me avull); 4-5 pika në 500 ml ujë të nxehtë, në temperaturë që mund të durohet avulli, qëndrohet mbi avull 2-3 minuta 2 herë gjatë ditës . Mund ti pikoni 2-3 pika në jastëkun ku fleni për gjumë të rehatshëm. • Dermal (duke lyer); përdoret duke bërë masazh, duke u lyer 4-5 pika vaj mbi pjesët me dhimbje. Tek fëmijët për uljen e temperaturës vaj Mente përzihet me vaj Kokosi, lyhet në qafë dhe përfundi këmbëve. Për sinusa dhe kokëdhembje pikohen 2-3 pika në shuplak të dorës fërkohen të dy shuplakat e dorës dhe afrohen në hundë për të marrë frymë thellë disa herë, vaji i mbetur në duar lyhet në pjesën e ballit dhe qafës. Për lëkurën e fytyrës vaji Mentës preferohet të përizihet me vajra bazë si vaj Jojoba ose vaj fare Rrushi të zi. Për 1 lugë çaji vaj bazë përzihen 4-5 pika vaj Mente. • Përdoret edhe për rifreskim të ajrit të dhomës, 4-5 pika në një enë me ujë që avullohet. NOT: • Në lëkura të ndjeshme dhe alergjike mund të shkaktoj iritime dhe reaksione alergjike. KUNDËREFEKTET: • Nuk duhet të tejkalohen dozat e caktuara. Përdorimi i tepërt (mbi dozat e caktuara) mund të shkaktojë probleme. Gratë shtatzëna dhe fëmijët nën moshën 10 vjeqare nuk duhet ta përdorin në formë orale (duke pirë). Nuk duhet pasur kontakt me syrin, në raste kontakti syri shpërlahet me ujë të bollshëm.

Porosia

Për porosi na kontaktoni ne numrin e telefonit : +386 49 442 220 ose ne e-mail : herbalkos@hotmail.com

Produktet tjera

LLoje te ndryshme te produkteve

Colorlib Template

VAJ I MENDRËS SË BUTË (Nenexhiku) – Mint (Menthol) oil

11.00 €