+383 49 442 220
herbalkos@hotmail.com

Produkti ne detaje

Colorlib Template

VAJ ROZMARINE – Rosemary oil

8.90 €

VAJ ROZMARINE – Rosemary oil 20 ml Qmimi 8.90 € plus transporti • Vaji i Rozmarinës është vaj antiseptik, ka përmbajtje të lartë të elementit aktiv Verbanon, Kamfor, kanfen, pinen, cineol, borneol, bornil si dhe përmban acetate. VETITË: • Vaji esencial i rozmarinës përdoret për të stimuluar rritjen e flokëve, dhe si dezinfektues, antiseptik, anti-inflamator, karminativ, antibakterial dhe si një substancë qetësuese. PËRFITIMET SHËNDETËSORE: • Vaji i rozmarinës është shumë i dobishëm për kujdesin e flokëve, kujdesin e lëkurës, kujdesin e gojës, si dhe për trajtimin e ankthit, çrregullimeve mendore, depresionit, kokëdhimbjes, dhimbjeve, reumatizmit, problemeve të frymëmarrjes, astmës bronkiale, dispepsisë (tretjes së dobët) dhe fryerjes së barkut. DOBITË: • Forcon kujtesën dhe përmirëson koncentrimin. Rregullon sistemin nervor dhe ndihmon kundër stresit, depresionit, ngarkesës psiqike, pagjumësis. Balancon kolesterolin. Rrit dhe balancon qarkullimin e gjakut. Është shumë i dobishëm për personat me tension të ulët.Rregullon enzimat e mëlçisë. Përdoret edhe në verdhëz dhe dështim të mëlçisë. Është i dobishëm kundër bronkitit dhe sinusave. Shëron migrenën si shkak që bëhet tensioni i ulët. Jep rezultate të sukseshme kundër reumatizmit. Përmirëson punën e gjëndrave. Diuretik (nxit urinimin). Fikson gazrat. Vaji Rozamarinës përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rrit aftësinë e lëvizjes në çdo pjesë të trupit. Për të sëmurët me kalcifikim të nyjeve (gëlqerizim) bëhet masazh në pjesët lokale me dhimbje. Forcon indet lidhëse dhe pastron qelizat e vdekura në lëkurë. Zbukuron lëkurën. Përdoret për pastrimin e lëkurës dhe për kujdesin e saj. Është shumë i dobishëm kundër rënies së flokëve dhe zbokthit. Ka vetitë forta antiseptike, përdoret për të parandaluar zhvillimet virale dhe bakteriale që mund të ndodhin në gjithë trupit. Përdoret për trajtimin e akneve. I dobishëm për shëndetin e dhëmbëve dhe gojës. PËRDORIMI: • Oral (duke pirë); Në 1 fingjan me ujë ose në 1 kock sheqer pikohen 2-3 pika, pihet 3 herë në ditë nga një dozë e tillë. Dermal (duke lyer); Kundër rënies së flokëve dhe zbokthit, hidhen 10-15 pika në lëkurën e pastër të kokës dhe bëhet masazh me maje të gishtave. Për sinusa, dhimbje reumatike, kalcifikim, puçrra, sëmundje virale dhe bakteriale përdoret duke u lyer 4-5 pika vaj mbi pjesët e sëmura 2-3 herë në ditë. KUNDËREFEKTET: • Nuk duhet të përdoret mbi dozat e caktuara.

Porosia

Për porosi na kontaktoni ne numrin e telefonit : +386 49 442 220 ose ne e-mail : herbalkos@hotmail.com

Produktet tjera

LLoje te ndryshme te produkteve

Colorlib Template

VAJ ROZMARINE – Rosemary oil

8.90 €