+383 49 442 220
herbalkos@hotmail.com

Produkti ne detaje

Colorlib Template

VAJ ARRE - Walnut Oil

5.50 €

VAJ ARRE - Walnut Oil 50 ml Qmimi 5.50 € plus transporti 250 ml Qmimi 17.50 € transporti gratis Vaji i Arrave i nxjerrur me shtypje të ftohtë (cold press), përdoret oral (duke pirë) dhe dermal (duke lyer).Lloje të pemës së vjetër të Arrave gjenden në rajonet që shtrihen nga Ballkani lindor deri në Himalajet dhe në jugperëndimin e Kinës.Pyjet më të mëdhenj me pemën e Arrës gjenden në Kirgistan, në lartësi 1000-2000 m. Përbërja kimike e frytit të Arrës Acidet yndyrore Omega-3; Vitamina A, Vitamina K, Vitamina E, B1 (tiaminë), B2 (riboflavin), niacin, B6, Acid folik, ; proteina, amino acide (gluturimi, cistina, lizina, histidi, arginina, acidi aspartik dhe glutamik, alanina, prolina, valina); hekur, magnez, fosfor, kalium, natrium, zink, mangan, alumin, jod, kobalt, bakër, stroncium, krom, fluor, nikel. 62% - 71% vaj (yndyrë).Vajra të ngopura dhe vajra të pangopura.(si përqindje e vajrave totale): Vajra të ngopura; 5.2% - 7.3% palmitate, 2.6% - 3.7% stearate. Vajra të pangopura; 21.2% - 40.2% oleate (acid oleik, Omega 9), 43.9% - 60.1% linoleate (acid linoleik, Omega 6), 6.9% - 11.5% linolenate (acid linolenik, Omega 3). DOBITË: • Forcon kujtesën. Forcon sistemin nervor. Balancon sheqerin në gjak (diabetikët me sëmundje të zemrës). Parandalon sëmundjet e arterieve dhe zemrës. Ul tensionin. Ul kolesterolin LDL dhe nivelin e triglicerideve. Pastron gjakun. Largon toksinat. Rrit sekretimin e hormonit melatonin, mundëson gjumë më të rehatshëm. Çrregullimi i vëmendjes në pleqëri. Sëmundjet mentale. Infeksionet e fytit, mishit të dhëmbëve dhe rreth gojës. Ndërpret oreksin, e mban trupin të ngopur. Dhimbjet reumatike. Riparon dhe rigjeneron lëkurën. Njollat, rrudhat. Antibakterial dhe antifungal. Lythat. Njomëson dhe mbron elasticitetin e lëkurave të thata. Rrezitja, rrezet UVA, djegia e diellit. Sëmundjet kërpudhore, era e këmbëve, ekcema, psoriaza. Ushqenë flokët, kujdesi flokëve. Tkurrë (shtrëngon) enët e gjakut, ndërpret gjakderdhjen. Çrregullimet menstruale, gjakderdhja e tepërt. Hemorroidet dhe kapsllëku. PËRDORIMI: • Oral (duke pirë); 1-2 lugë të vogla (lugë të çajit) mund të pihet në ditë, 30 min para buke ose në mbrëmje 1 orë para gjumit. Dermal (duke lyer); 5-6 pika pëdoren në formë masazhi dhe për kujdesin e flokëve duke bërë friksion në rrënjë të flokëve. Për lytha dy herë në ditë lyhen nga 2-3 pika, dy javë rregullisht. Për erën e këmbëve, në një legen me 2 Lt ujë të vakët hidhen 10-15 pika vaj Arre, këmbët qëndrojnë mbrenda ujit 20 min, pastaj shpërlahen dhe thahen. KUNDËREFEKTET: • Nuk duhet të përdoret mbi dozat e caktuara. Në organizëm të ndjeshëm mund të shkaktojë reaksione alergjike.

Porosia

Për porosi na kontaktoni ne numrin e telefonit : +386 49 442 220 ose ne e-mail : herbalkos@hotmail.com

Produktet tjera

LLoje te ndryshme te produkteve

Colorlib Template

VAJ ARRE - Walnut Oil

5.50 €