+383 49 442 220
herbalkos@hotmail.com

Produkti ne detaje

Colorlib Template

VAJ I SPECIT TË DJEGËS - Chili Pepper oil

4.80 €

PËRBËRËSIT: Përmbanë sasi të mëdha të vitaminës C, sasi të konsiderueshme të beta-carotenit të provitaminës A dhe është një burim i pasur i vitaminës B6. Përveç kësaj, ka përmbajtje të mineralit të kalciumit dhe kaliumit si dhe është i pasur me fibra. DOBITË: Mund të përdoret për dobësim. Me efekt stimuluesi duke rritur qarkullimin e gjakut aktivizon metabolizmin. Efekti që ka ndihmon për tu dobësuar. Përdoret veçanërisht për shkrierjen e dhjamit në pjesët lokale të trupit (barku, beli, këmbët). Ka efekte të dobishme nëse bëhet masazh me lëvizje rrethore për zonat me celulitin. Në përdorim të rregullt redukton dukshëm celulitit. Ndihmon për ta shtrënguar lëkurën e vjerrur në pjesët e këmbëve dhe krahëve. Vaji i Specit të djegës është i mirë kundër akneve. Me veti antibakteriale dhe me përmbajtjen e antioksidantëve shton vitalitetin dhe shëndetin e lëkurës. Për problemet e puçrrave të fytyrës përdoret rregullisht 2 herë në ditë nga 1-2 pika. Vaj i Specit të djegës, është i dobishëm edhe për shëndetin e flokëve. Duke u holluar aplikohet në rrënjë të flokëve në formë masazhi. Duke e rritur qarkullimin e gjakut në lëkurë të kokës ndihmon në zgjatjen më të shpejtë dhe i jep një pamje më të gjallë flokëve. NOT: Vaji i specit të djegës shkaku i vetive djegëse mund ta irritojë lëkurën, para përdorimit preferohet të lyhet 1-2 pika në një pjesë të trupit për tu siguruar kundër reaksioneve. PËRDORIMI: Oral (duke pirë); Në 1 fingjan me ujë pikohen 2-3 pika dhe pihet një deri dy herë në ditë. Dermal (duke lyer); 5-6 pika përdoren në formë masazhi, mbështillet me celofan dhe qëndron min 45 minuta, mund të qëndrojë tërë natën. Preferohet të përdoret dy herë në ditë. KUNDËREFEKTET: Nuk duhet të tejkalohen dozat e caktuara. Gratë shtatzëna nuk duhet ta përdorin. Të sëmurët nga stomaku dhe hemorroidet nuk duhet ta përdorin në formë orale (duke pirë).

Porosia

Për porosi na kontaktoni ne numrin e telefonit : +386 49 442 220 ose ne e-mail : herbalkos@hotmail.com

Produktet tjera

LLoje te ndryshme te produkteve

Colorlib Template

VAJ I SPECIT TË DJEGËS - Chili Pepper oil

4.80 €